Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD: Qeveria shkeli Kushtetutën. Nuk negocioi kushtet e borxhit të ri 30 mln euro, s’mori plotfuqinë te Presidenti

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 11:54 | Politikë
PD: Qeveria shkeli Kushtetutën. Nuk negocioi kushtet e borxhit të ri

Me anë të Dorian Telitit, Partia Demokratike ka ngrituar akuza ndaj qeverisë për keqmenaxhim të financave publike, duke mosnegociuar kushtet e borxhit 30 milionë euro, si dhe, sipas PD, nuk ka marrë plotfuqi te Presidenti.

Teliti u shpreh se, sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot.

“Qeveria në largim e Edi Ramës ka treguar keto ditë një tjetër sjellje të papërgjegjshme në menaxhimin e keq të financave publike.

Anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlorës, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama.

Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit.

Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë për të negociuar.

Kreu i shtetit ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti të korruptuar.

Edhe për një rast kaq flagrant, Edi Rama gënjeu.

Ministrja e tij e Financave e nxori blof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata.

Nuk ka patur negociata as për afatet kohore te borxhit, as për normat e interesit, pra për kostot e kësaj huaje 30 milionëshe, te cilat do te paguhen nga te gjithë ne, qytetaret e Shqipërisë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë