Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përleshje masive mes 100 të rinjve në Itali

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 08:52 | Bota

Të paktën 14-vjeçar ka mbetur i plagosur, në gjendje të rëndë, si pasojë e një përleshje masive mes të miturve në Varese të Italisë.

TGCOM shkruan se kanë qenë më shumë se 100 të rinj, të ndarë në dy grupe, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin. Dëshmitarët kanë thënë për policinë që shumë prej tyre kanë qenë të pajisur me zinxhirë e shkopinj. Ndërkohë, 14-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë.

Përleshja masive është ndaluar pas ndërhyrjes së forcave të policisë, por edhe të kalimtarëve të rastit. Arsyet e dhunës janë të paqarta, ndërsa policia ka marrë kamerat e sigurisë në zonë për të mësuar më shumë mbi ngjarjen dhe po heton për zbardhjen e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani