Reshjet e dëborës anulojnë ndeshjen Atletico Madrid-Bilbao

atletico 1 600x338

Atletico Madrid-Atletic Bilbao, sfida e kampionatit spanjoll e programuar pasditen e sotme, nuk do të luhet.

Shkak është dëbora e madhe që pushtuar kryeqytetin spanjoll të Madridit, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e Atleticos. “Uanda Metropolitano” sikurse Santiago Bernabeu, janë zgjuar të zbardhura dy ditët e fundit si rrallë herë, nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë gjysmën e vendit në Spanjë.

Bashkë me këtë ndeshje, shkon në tre, numri i takimeve të prapambetura të “Los Kolçoneros” që gjithsesi, kryesojnë kampionatin spanjoll me 2 pikë më shumë se vendi i dytë.