Reshjet e dendura në Kukës, rrëshqitje dherash dhe dëmtime rrugësh në disa zona

Untitled collage 12 1100x620

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme jo të vogla dhe në disa akse rrugore të qarkut verior të Kukësit.

Sipas raportimeve të Bashkisë prurjet e madhe të ujërave nga përrenjtë e lumenjtë kanë dëmtuar pjesërisht segmentin Ura e Lapajve-Fshat-Grykë-Çaj, por ndërhyrja me fadromat dhe punonjësit e bashkisë e kanë pastruar atë.  

Rruga Shkinak- Çajë,  ka pasur probleme tek përroi i fshatit Çajë duke grumbulluar sasi të mëdha dheu  e gurësh. Ndërkohë që vijon puna për ta mbajtur hapur këtë rrugë.

Probleme gjithashtu janë paraqitur në aksin nacional Ura e Drinit të Zi, Lugina e Drinit deri në Morinë,  ku supervizori i firmës bëri pastrimin  e plotë dhe po mban në gatishmëri këtë aks. 

Shtabi i emergjencave civile të bashkisë Kukës, është gjatë gjithë kohës në terren për të monitoruar situatën që sipas parashikimeve pritet të përkeqësohet për shkak të shirave në orët në vijim.