Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Reshjet shkaktojnë probleme në Pukë

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 11:46 | Aktualitet
Reshjet shkaktojnë probleme në Pukë

Reshjet dendura kanë shkaktuar probleme në zonën e Pukës. Situata më e rëndë paraqitet në segmentin e rrugës kombëtare Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, në të cilin, edhe pse janë investuar disa miliona euro për rindërtimin e tij, ende nuk ka mirëmbajtje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Edhe disa nga akset rrugore nacionale u bllokuan, ndërkohë që rrëshqitja e tokave mbetet një tjetër problem që rrezikon në disa fshatra. Lumi Fan i cili është tejmbushur po shkakton gërryerjen e disa tokave bujqësore në njësinë administrative të Gjegjanit.

Bashkia e Pukës ka ndërhyrë përmes Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare për rikthimin e normalitetit teksa zona pritet që gjatë orëve në vijim të përfshihet nga reshjet e borës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë