Si u zbulua kanabisi në Skrapar? A2 siguron të gjitha detajet e hetimeve

Si u zbulua kanabisi në Skrapar A2 siguron të gjitha detajet e hetimeve 1100x620

Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi masat e sigurisë të dhëna në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike në Skrapar. Sipas vendimit të gjykatës, 16 prej tyre do të hetohen teksa qëndrojnë ne qeli,  4 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë në masën “detyrim për paraqitje”.

Operacioni për arrestimin e të dyshuarve në zonën e Skraparit është ende në vijim, ndërsa mes të dyshuarve ka edhe punonjës policie.

A2 ka siguruar edhe detaje nga operacioni për konstatimin e parcelave me kanabis dhe sekuestrimin e bimëve.  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka regjistruar procedimin penal më 26 qershor 2020, bazuar në materialet e mbërritura nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Operacionet kanë nisur korrik dhe kanë vijuar deri në shtator 2020.

Më datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 17 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.587 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Sokol Muhamet Baja)

Më datë 30.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq-Renove të Njësisë Administrative Gjerbes, janë gjetur dhe sekuestruar 40 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit te banesave të shtetasve Veli Hebipaj dhe Sokl Baja, janë sekuestruar 550 gr material bimor të llojit cannabis sativa dhe 15 kg bimë narkotike cannabis sativa, e cila ndodhej në proces tharjeje. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.558 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Më datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Trepel të Njësisë Administrative Zhepe, janë konstatuar tre parcela me sipërfaqe rreth 1000m², të mbjelle me bimë narkotike dhe janë sekuestruar 137 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 527 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (i dyshuar shtetasi Mirat Sadush Ismailaj, me detyrë kryeplak fshati)

Më datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Duncke të Njësisë Administrative Zhepe, janë konstatuar dhe sekuestruar 90 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në tre parcela, në afërsi të njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.559 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles se Parë Berat.

Më datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Greve, të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dy parcela me 129 bimë narkotike, të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Mandi Elam Hajderasi)

Më datë 03.07.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Prishkë, të Njësisë  administrative Çepan, janë konstatuar dhe sekuestruar 295 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.432 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetas Julian Zeni Lushka.

Më datë 02.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Matrallos të Njësisë Administrative Terpan, janë konstatuar 178 gropa të hapura, nga të cilat, 140 prej tyre ishin me bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të prera, ndërsa 30 gropa ishin me bime narkotike në lartësinë 3-5 metër. Gjatë këqyrjes të vendit përreth kësaj parcele, janë gjetur të hedhura 170 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një gjatësi 3-5 metër. Në afërsi të parcelës me bimë narkotike ndodhej një parcelë tjetër e mbjelle me bimë medicinale sherebel që ju përket shtetasit Petrit Veliaj. Për ketë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.536 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Më datë 01.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Greve të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 27 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me lartësi 120 cm. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.541 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Bimë të mbjella në dy parcela në brendësi të pyllit, afër njëra-tjetrës dhe të rrethuara me gardh. Këto parcela me bime narkotike ndodheshin ngjitur me parcelat e mbjella me misër nga shtetas Edmir Tarellari dhe furnizoheshin me ujë nga i njëjti tubacion vendosur nga shtetasi Edmir Tarellari, i cili ishte dhe me funksionin e Kryeplakut të këtij fshati. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.2811 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Berat.

Më datë 21.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Përrenjas të Njësisë Administrative Gjerbës, është konstatuar një parcelë me sipërfaqe 1300 m’, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në këtë parcelë ishin mbjellë gjithsej 785 bimë narkotike cannabis sativa. Parcela ishte e pajisur e tubacion uji plastik dhe një kasolle e mbuluar me plastmase. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.516/1 të vitit 2020 e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (autorë shtetasit Ardit Namik Bulica, Hyda Abaz Vila dhe Fioraldo Fatos Dyrmishi për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike neni 284 I K.Penal. Gjithashtu, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, është marrë si person nën hetim dhe shtetasi Asllan Lajthia në funksionin e administratorit te Njësisë Gjerbës.

Më datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore ne fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, janë sekuestruar 24 bime narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat ishin mbjellë në një sipërfaqe toke 150 m2. Në afërsi të kësaj parcele me bimë narkotike ndodhej një parcelë e mbjellë me perime në pronësi të shtetasit Festim Tarellari. Parcela me bimë narkotike dhe parcela me perime e shtetasit Festim Tarellari furnizohej dhe vaditej nga i njëjti tubacion uji. Shtetasi Festim Tarellari ishte lindur në fshatin Vale ku u gjet lënda narkotike dhe kishte marrë tokë në përdorim në këtë fshat sipas Ligjit Nr.7501, por ndërkohë ai banonte në fshatin Pronovik, Bashkia Poliçan. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.2699 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Berat.

Më datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, lagjja “Usti”, është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar, me sipërfaqe 1300 m’, e mbjellë me 630 bimë narkotike të llojit cannabis sativa., të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës material. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.586 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Më datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Rehovë të Njësisë Administrative Terpan, është gjetur një sipërfaqe toke, në të cilën ishin mbjelle 20 bimë narkotike të llojit cannabis sativa (janë dërguar materialet procedurale ne Prokurorinë Berat për parcelat e gjetura ne Njësinë Administrative Terpan fshati Rehovë. Nuk na rezulton I regjistruar si procedim penal, por nga studimi që i behet akteve, rezulton se përveç ndërhyrjes së policisë vetëm pas monitorimit ajror të datës 28.08.2020, ka dhe mospërputhje të rrethanave. Konkretisht në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton një parcele me 70 gropa me bimët e prera në sipërfaqe, e cila nuk është raportuar ne aktet e tjera. Ajo që është raportuar është vetëm sasia prej 20 bimësh narkotike. Për këtë rast është shpallur në kërkim policor Eduart Axhem Çaushaj).

Nga hetimi në vijim, rezulton të jenë dokumentuar raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e Njësisë Administrative Gjerbës, si më poshtë: Më datë 03.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Gjergjovë të Njësisë Administrative Potom, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Paganes”. janë konstatuar dhe sekuestruar 5 parcela në afërsi të njëra-tjetrës, të mbjella me 319 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Tek dy prej parcelave janë vënë re bimë të prera dhe në njërën prej parcelave janë konstatuar 170 gropa me bimë të prera dhe jashtë parcelës janë konstatuar mbetje bimësh të mbetura nga djegia e tyre. Lartësia e bimëve të sekuestruara është nga 1.5m deri në 2.6 m. Gjithashtu, në këto parcela janë gjetur mjete që përdoreshin për vaditjen e bimëve gjatë kohës së kultivimit të tyre, si bidonë plastik, tubacion vaditës, që vazhdonte në gjithë sipërfaqet e parcelave dhe depozite plastike për mbajtje uji. Tokat në afërsi të vendit ku u gjetën bimët narkotike, janë dhe shfrytëzohen nga shtetasit Fuat Dusho, Olgert Dusho dhe familjarët e tyre. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Më datë 10.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në territorin midis fshatrave Staraveckë-Melckë, të Njësisë Administrative Potom, është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar 3000m e mbjellë me bimë narkotike në lartësi Im-1.30m.Nga të dhënat e përftuara nga proces-verbali këqyrjes së kësaj parcele janë sekuestruar 1020 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vazhdim të këqyrjes, ngjitur me këtë parcelë ndodhej një parcelë tjetër me sipërfaqe 1000 m2, e mbjellë me bimë narkotike me lartësi 1.5m. Në ketë parcelë janë sekuestruar 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë këqyrjes në vijim, është konstatuar një parcelë tjetër ngjitur me parcelat e para, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vijim të kësaj parcele, është gjetur një parcelë tjetër me sipërfaqe 500 m e mbjellë me 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një lartësi nga Im-1.5m. Në vijim të kësaj parcele, është konstatuar një parcelë tjetër me sipërfaqe 2500 m2,e mbjellë me 860 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjithsej nga këta parcela janë sekuestruar 2680 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë këqyrjes janë konstatuar impiante me tubacione plastike, të gjitha këto parcela lidheshin me një impiant të rregullt me tuba plastike për vaditjen e bimëve, këto tuba ishin të lidhura me një rezervuar të hapur rishtazi dhe në çdo parcele ishin të vendosura rezervuar uji, të cilat lidheshin me njëra-tjetrën nëpërmjet tubacionit plastik. Në afërsi të rezervuarit të ujit, ndodhej një tendë me material druri dhe e rrethuar me plastmase, në të cilën gjendeshin tavolina dhe stola. dollap për ushqime dhe aksesore të tjerë për gatim dhe në afërsi të këtij objekti, në pjesën e jashtme, ndodhej një tavolinë që shërbente për mbajtjen e ushqimeve dhe gatim. Brenda në objekt janë konstatuar veshmbathje, këpucë dhe thasë me ushqime. Në afërsi të kësaj tende gjendej një çadër kampingu, në të cilën ndodheshin aksesorë për fjetje, dyshekë, batanije, veshmbathje. Nga këqyrja e tubacionit të ujit, është konstatuar se tubacioni shtrihej me një gjatësi prej 300 m nga parcelat me bimë narkotike dhe vazhdonte deri tek stani në pronësi të shtetasve Esmerald Kaposhi dhe Selfo Kaposhi. Nga këqyrja në këtë stan, janë konstatuar tre shtretër për fjetje, tavolinë ushqimi, veshmbathje, batanije. Nga hetimi ka rezultuar se lëndinat ku ndodhej stani i shtetasve Esmerald Kaposhi dhe Selfo Kaposhi, për këto lëndina këta shtetas paguanin taksën e përdorimit të tyre për kullotje. Bashkë me vëllezërit Kaposhi, në këto stane qëndronte kunati i tyre, Zylyftar Zhurda dhe shtetasi Asqeri Ballo. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.582 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Më datë 17.09.2020, nga ana e policisë gjyqësore nëpërmjet vëzhgimeve të kryera dhe veprimeve të tjera hetimore janë siguruar të dhëna për parcela të tjera të mbjella me bime narkotike dhe të ambienteve ku grumbullohej lënda narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë gjyqësore gjatë vëzhgimit të kryer në afërsi të banesës së shtetasit Arben Lekli, në fshatin Çorrogjaf, të Njësisë Administrative Terpan, është konstatuar se nga dritarja.