Spitali Rajonal i Fierit, Rama: Nga e hëna nis puna për ndërtimin, gati pas 3 muajsh

1 18 1100x620

Kjo është një ndër vendodhjet e mundshme ne anë të autostradës ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit i premtuar nga presidenti turk Erdogan, për tu perfunduar brenda 3 muajsh.

“Nga e hëna nis puna. Projektin janë duke e bërë gati. Ne do t’u vëmë në shërbim gjithçka. Asnjë zvarritje”, shprehet Rama

Përvec parave, inxhiniereve dhe pajisjeve, Turqia ka marrë përsipër dhe administrimin e përkohshem të këtij spitali.

“Menaxherët, shefat e pavioneve dhe burimet njerezore janë të Republikës së Turqisë.”, shton Rama.

Për cdo vonesë burokratike të shaktuar nga pala shqiptare, sipas marrëveshjes shteti merr penalitet.

Bashkia Fier do të nisë procedurat për shpronësimet në zonën ku mendohet të ndërtohet spitali.