Zhgënjen Partizani, i ikën fitorja nga duart në minutën e fundit

partizani 1 1100x620

Partizani ka bërë një hap fals në javën e 13 të Kategorisë Superiore, ku ka barazuar në shtëpi me rezultatin 1-1 përballë Apolonisë së vendit të fundit.

Në një terren të vështirësuar për shkak të reshjeve e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, Partizani dështoi të merrte 3 pikëshin e radhës.

Ndeshja regjistroi pak raste dhe shumë gabime në mesfushë nga të dyja palët. “Demat e Kuq” kaluan në avantazh në minutën e 81 të takimit me një gol të Carës. Por atëherë kur mendohej se çdo gjë përfundoi, miqtë fituan një 11-metërsh në minutën e 94, që u shndërrua në gol nga Zaimaj.

Me këtë rezultat Partizani mban vendin e dytë me 20 pikë, po aq sa Laçi dhe Teuta, ndërsa Vllaznia e vendit të parë qëndron 9 pikë e shkëputur.