Zjarri iu merr jetën 10 foshnjave në një spital indian

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin indian të Maharashtras, ku 10 foshnja humbën jetën si pasojë e një zjarr në spital.

Autoritetet lokale treguan për mediat se flakët në spital u përhapën me shpejtësi dhe se ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 17 të sapolindur të tjerë që ndodheshin në qendrën e kujdesit shëndetësor.

Një hetim ka nisur për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që shumë politikanë shprehën zemërimin e tyre për këtë ngjarje të rëndë.