Arrestohet në Kukës maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

policiakukes 1100x620

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka vënë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi i 25-vjeçarit nga Shkupi me iniciale R.M. u krye me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, pasi është kërkim për vjedhje me armë.

Gjykata e Vjenës me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj 25-vjeçarit për veprën penale “Vjedhje me armë”.

25-vjeçari u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.