Basha në Shkodër: Nuk është koha për politikë, të merren masa urgjente

basha shkoder 1 1100x620

Nga Shkodra, ku shkoi për të parë nga afër situatën e këtij qarku nga reshjet e shiut, kreu demokrat, Lulzim Basha, apeloi për marrjen e masave urgjente për përballimin e kësaj situate dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve

“Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës që po përballen me një situatë të rëndë nga ora në orë. Është një situatë që i mbivendoset edhe pandemisë. Shqipëria po vuan një situatë krizash si pandemia e përmbytja që po na kushtojnë dëme të mëdha ekonomike e jetë njerëzish. Nuk është koha për politike, por gjendja të jetë e mirëmenaxhuar. Qeveria të lërë çdo propagandë dhe të marrë masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve”.  

Basha shprehu mbështetjen e Partisë Demokratike për banorët e Shkodrës dhe tha se qeveria duhet të bëjë më shumë se çfarë ka deklaruar.

“Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetaren e Bashkissë së Shkodrës. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Të merren masa urgjente, sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar dhe shanset janë që do të përkeqësohet. Duhen marrë masa urgjente. Të dislokohen resurset shtetërore për t’u ardhur në ndihmë banorëve që po pësojnë goditje. Të bëhet më shumë seç është bërë dhe deklaruar deri më tani.

Unë do të qëndroj pranë qytetarëve të Shkodrës. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për banorët e Shkodrës. Do të gjendemi pranë banorëve. Jemi një popull, një komunitet dhe të gjithë bashkë do bëjmë gjithçka për t’ia dalë mbanë”.