Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Sukth nën ujë

durres 1 1100x620

Dhjetëra hektarë toke bujqësore në zonën e Rrushkullit dhe Perlatit në njësinë Administrative të Sukthit në Bashkinë e Durrësit, prej me shumë se dy ditësh gjenden nën ujë.

Një ditë më parë prurjet e lumit Erzen e kanë rritur në kuotat maksimale nivelin e ujit

Në Bashkinë Durrës janë evidentuar 380 hektarë sipërfaqe e përmbytur, nga e cila 40 hektarë në Rrashbull, 20 hektarë në Katundi të Ri, 220 hektarë në Sukth dhe 100 ha në Ishëm.