Interi ngec në Romë dhe i largohet kreut

roma inter 1100x620

Inter nuk mban dot ritmin e Milanit në Serinë A. Zikaltërit nuk shkuan dot më shumë sesa barazimi 2-2 në Olimpico, në ndeshjen e javës së 17 ndaj Romës.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte kaloi në disavantazh në minutën e 17, pas golit të shënuar nga Pellegrini, por përmbysi gjithçka brenda 7 minutave në pjesën e dytë, me golat e Skriniar (56’) dhe Hakimi (63’).

Roma reagoi duke barazuar me Mancinin, 4 minuta nga fundi i ndeshjes.

Me këtë barazim, Inter e sheh veten 3 pikë larg Milanit kryesues, ndërsa Roma mban vendin e tretë, me 34 pikë.