Lazio dhe Napoli nuk gabojnë, Rrahmani bën gafë dhe “djeg” shansin

Napoli 1100x620

Lazio dhe Napoli nuk gabojnë në Serie A, duke bërë një hap të rëndësishëm për zonën e Champions League, në një renditje që momentalisht sheh 5 ekipe në 3 pikë për vendin e katërt.

Lazio, sërish pa Strakoshën në portë, fiton 0-2 në transfertë kundër Parmës, me golat e Luis Aberto dhe Caideco, duke zhytur Parmën në zonën e nxehtë për rënie nga kategoria, dhe pret me padurim ndeshjen e radhës, që është derbi me Romën e vendit të tretë.

Napoli deri në minutën e 89-të rrezikon të mbetet pas nga një Udinese në formë dhe që pati raste të shumta, por në minutën e fundit ish-milanisti Bakaykoko shënon me kokë dhe i jep Gattusos një trepikësh të artë.

Duhet evidentuar që pas avantazhit me Insigne, Udinese barazoi me Lasagna  falë një gafe në dhënien e topit të mbrojtësit Amir Rrahmani,  që duket sikur ka djegur mundësinë rrallë për t’u nisur titullar dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërkohë që Hysaj luajti për 90 minuta.