Lëkundje tërmeti në Kroaci, në të njëjtin qytet që u trondit më 29 dhjetor

termeti kroaci shpia 2 1100x620

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ballë u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:29 në qendër të Kroacisë pranë Petrinjas.

Sipas të dhënave nga Instituti Sizmiologjik, tërmeti ishte rreth 10 km në thellësi dhe me epiqendër 2 km në juglindje të qytetit të goditur nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë  6.3 ballë i 29 dhjetorit.

Aktualisht nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.