Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Moti i keq, ndërpritet energjia në disa zona të Korçës për shkak të erës

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 09:31 | Aktualitet
Moti i keq, ndërpritet energjia në disa zona të

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme në disa qarqe kryesore të Shqipërisë. Në Korçë raportohet se për shkak të erës është ndërprerë energjia në disa zona ndërsa reshjet e shiut kanë qenë me intensitet më të ulët. Raportohet se OSHEE, ka nxjerrë në terren grupet e punës për eliminimin e defekteve.

“Ne territorin e Qarkut Korçë, gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet të dobet deri mesatar, deri 25 mm shi, si dhe erë të cilat kanë shkaktuar në disa zona ndërprerje të energjise elektrike, si në fidrat nr 3 dhe 4 në qytetin e Ersekës, në fidrin e Cangonjit, si dhe në linjën e Vithkuqit, zona e Lekasit”, sipas informacioneve të marra nga strukturat përgjegjëse të Emergjencave Civile pranë bashkive dhe drejtuesit e  institucioneve vendore.

Ndërkohë në fushn Maliqit situata është normale, në lumin e Devollit janë rritur prurjet por pa krijuar probleme. Në akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

“Në dalje të fshatit Moglicë në një pjesë të rrugës nacionale ka patur rrëshqitje dherash e gurësh. Mësohet se kompania kontrakore e mirëmbajtjes është duke punuar për heqjen dhe pastrimin e gurëve. Aktualisht reshjet e shiut janë ndërprerë”, raportojnë Emergjencat Civile të cilat shtojnë se janë në ndjekje të situatës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë