Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama në Lezhë, kërkohet ndërhyrje urgjente në lagjen Varosh, për shkak të rrëshqitjeve masive

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 12:41 | Aktualitet
Rama në Lezhë, kërkohet ndërhyrje urgjente në lagjen

Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu kanë inspektuar zonat e dëmtuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Lezhë. Më problematike situata në Lezhë paraqitet në lagjen Varosh, ku ka pasur rrëshqitje masive dhe në zonën e Zadrimës ku janë evakuuar 40 familje. Sipas Ndreut në lagjen Varosh janë evakuuar banorët dhe një kopsht. Ai tha se këtu kërkohet ndërhyrje urgjente në mënyrë që situata të mos përkeqësohet. Ndreu theksoi se në këtë zonë nuk ka qenë e lejueshme për t’u ndërtuar për shkak të rrezikshmërisë.

“Lagjja Varosh ka pësuar shkarje masive, janë rrezikuar disa shtëpi kemi evakuaar gjithë banorët por procesi është i rrezikshëm dhe mund të ketë problematikë për banorët. Po verifikojmë shtëpitë disa janë në proces legalizimi kemi evakuuar dhe një kopësht. Kanë ardhur dhe ekspertë nga Tirana. Situata kërkon ndërhyrje urgjente se mund të agravojë. Të gjithë kanë ndërtuar pa leje, por shumica janë të legalizuara. Një banesë nuk është në proces legalizimi dhe duhet ndërhyrë. Kjo zonë nuk ka qenë e lejueshme për t’u ndërtuar se është e rrezikshme”.

Pavarësisht reshjeve të dendura që janë dyfishi i atyre të 2010, Ndreu theksoi se nuk ka patur kosto të mëdha, përveç Zadrimës, ku janë evakuuar 40 familje. Kjo sipas tij ka ardhur për shkak të pastrimit të kanaleve kulluese.

“Përveç Zadrimës që mban dhe kosto të tjera. Ne kemi pastruar kanalet kulluese dhe nuk na kanë çuar në katastrofë. Ka zona të mbytur në ujë kemi evakuuar 40 familje”.

Nga ana e tij kryeministri tha se pavarësisht që niveli i reshjeve ishte dy herë më i madh se në 2010, e rëndësishme është që janë mbrojtur biznesi dhe banesat.

"Sot bilanci disaditor i reshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerisshëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bënë hatanë e zezë! Ndërsa sot, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetëra e dhjetëra herë më të vogla. Vetëm kush e ka harruar se ku ishim deri dje apo kush nuk do që ta shikojë dallimin e madh që ka bërë me të djeshmen puna e këtyre viteve, nuk ka se si ta shohë që kjo e sotmja është një situatë e natyrshme, si në çdo vend kur intensiteti i reshjeve kalon kaq përtej kufijve të normales".

A2 CNN Livestream

Dita jonë