U shkatërrua nga përmbytjet, ushtria nis punën për rindërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

ura 600x338

Ushtria nisi menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Bashkinë e Lezhës.

Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit, duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA-së do të nisin montimin e urës tip “bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë.