201 institucione publike regjistrohen si “Veprimtari të ndaluara” në KQZ

KQZ 1100x620

201 institucione publike qendrore dhe vendore, si edhe agjenci apo ndërmarrje shtetërore janë regjistruar në KQZ, si veprimtari të ndaluara katër muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

KQZ njofton se të gjitha kallëzimet janë në proces shqyrtimi nga Administrata e KQZ-së, e cila monitoron dhe administron në kohë çdo informacion të raportuar.

“Përmes aksesit të personalizuar, personat përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve kanë raportuar për 119 aktivitete të planifikuara për t’u zhvilluar nga ana e tyre.

Deri tani, janë bërë kallëzime për 20 aktivitete. Subjektet që kanë bërë kallëzime janë: 1 individ dhe 2 persona juridikë.

Të gjitha kallëzimet janë në proces shqyrtimi nga Administrata e KQZ-së, e cila monitoron dhe administron në kohë çdo informacion të raportuar”.

Ndërfaqja e “Aktivitete të ndaluara” është lehtësisht e aksesueshme nga publiku, media, shoqëria civile dhe çdo i interesuar, për të marrë informacion mbi veprimtaritë e raportuara dhe ato të ndaluara nga KQZ-ja.

Publiku dhe çdo palë tjetër e interesuar mund të kallëzojë/informojë për raste të cilat gjykojnë se janë në shkelje të ligjit, thuhet në njoftimin e KQZ-së.