“25 prilli vaksina e duhur për shqiptarët”, Kryemadhi: Shumë socialistë po i bashkohen LSI-së

kryemadhi 1100x620

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.7 në kryeqytet, ku e pranishme ishte edhe ish-ministrja Klajda Gjosha. Në fjalën e saj Kryemadhi theksoi se ka shumë socialistë që e kanë të pamundur qe të çojën votën e tyre për Rilindjen, ndërsa u bëri thirrje atyre që të votojnë për LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj opozita po shkon drejt unifikimit.

“Mendoj se shumë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, pasi kanë humbur shpresat. Ka shumë socialistë që e kanë të pamundur qe të çojën votën e tyre për Rilindjen. Ndaj mos të çojnë votën dëm, pasi hapësirat janë të pafundme. Opozita po shkon drejt unifikimit kundër Edi Ramës. Me ushtri të përgatitura me kandidatë perfekt. Voton LSI, por do të zgjedhësh një nga kandidatët që propozon LSI. LSI ka treguar gjithmonë se në njësinë 7 ka qenë avangarde. Është themeluar në këtë njësi LSI. Keni dhe një avantazh siç është Klajda Gjosha”.

Për Kryemadhin vaksina më e mirë për shqiptarët dhe për të nxjerrë vendin nga kriza është 25 prilli.

“Është më e rëndësishme është që ne të mësojmë klasën politike shqiptare, të vlerësojmë ata që punojnë për qytetarët dhe të ndëshkojmë ata që abuzojnë dhe janë arrogantë. Jam e bindur që 25 prilli do të jetë vaksina e duhur për shqiptarët. Ne nuk duhet të merremi personalisht me Ramën, sepse ai është viktimë e halicunacioneve të tij, por s’ka pse të marrë viktimë edhe të gjithë shqiptarët sipas skemës së tij”.