Bien aksionet, pezullimi i llogarisë së Trump i kushton kompanisë Twitter

trump twitter 1100x620

Aksionet e listuara gjermane të Twitter ranë me 8% të hënën, në ditën e parë të hapjes së bursave pas pezullimit permanent të llogarisë së presidentit amerikan, Donald Trump, të premten.

Kompania tha se vendimi ndaj llogarisë së Trump, që numëron 88 milionë ndjekës, rrezikonte të nxiste më shumë dhunë në vend.

Këto zhvillime erdhën pas trazirave të shënuara në Capitoll Hill, gjatë seancës për certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.

Ishte hera e parë që Twitter pezullon një kryetar shteti, duke nxitur kështu mjaft debate lidhur me impaktin që gjigantët amerikanë të teknologjisë kanë mbi fjalën e lirë dhe demokracinë.

Ndërkohë, më herët edhe Facebook i pezulloi llogarinë Trump deri në fund të mandatit të tij presidencial këtë muaj me arsyetimin se po parandalon ndonjë nxitje të mundshme të dhunës.