Burri me distileri në trup, çdo gjë që ha i kthehet në alkool

Untitled collage 2021 01 11T114449.298 1100x620

Media britanike, Daily Mail, i ka kushtuar një artikull të veçantë një burri nga Lowestoft, i cili vuan nga një sindromë e rrallë, e cila i kthen çdo ushqim në alkool. Pra e thënë në një mënyrë më komike, ai ka një “distileri” personale në trup dhe një copë tortë mund ta dehë totalisht.

Çrregullimi i 62-vjeçarit, Nick Carson, bën që trupi i tij të fermentojë karbohidratet dhe t’i kthejë ato në alkool në stomak, duke e intoksikuar në mënyrë të rrezikshme pa pirë asnjë pikë alkool.

Për të mbajtur situatën në kontroll, Nick mat nivelin e alkoolit orë pas ore me një pajisje që përdorin policët për të zbuluar shoferët e dehur.

Pronar i një biznesi që merret me pastrimet kimike, 62-vjeçari shprehet se ky çrregullim i ka ardhur si pasojë e ekspozimit ndaj elementeve të forta kimike në punë gjatë 20 viteve, por arriti ta zbulojë atë vetëm pasi gruaja e tij pa një episod në televizor të “Doc. Martin”.

“Në këtë mënyrë jam shndërruar në një të alkoolizuar pa pasur dëshirë. Një sasi e vogël sheqeri mund të më dehë. Jam munduar të mbajë dietë, por është e vështirë pasi të gjitha ushqimet kanë karbohidrate”, u shpreh Nick.