Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Covid-19 në Premier League, shtyhet edhe ndeshja Aston Villa-Tottenham

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 17:58 | Futboll
Covid-19 në Premier League, shtyhet edhe ndeshja Aston Villa-Tottenham

Një tjetër ndeshje e Premier League shtyhet për shkak të Covid-19. Sfida ndërmjet Aston Villa-s dhe Tottenham, e programuar këtë të mërkurë, nuk do të zhvillohet, pasi skuadra vendase është kthyer në vatër infeksioni.

Qendra stërvitore e Aston Villa-s u mbyll pas 14 rasteve pozitivë me koronavirus, mes të cilëve dhjetë ishin futbollistë.

Kjo është sfida e dytë që shtyhet prej pandemisë, ku e përfshirë është skuadra e Tottenham. Të besuarit e Jose Mourinho-s nuk luajtën as më 30 dhjetor kundër Fulham, sepse edhe këta të fundit ishin shndërruar në vatër të infeksionit. Por tashmë, derbi i Londrës do të luhet, për të shfrytëzuar datën e lënë bosh nga rastet me Covid-19 tek Aston Villa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë