Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Darka e Dubait, Çupi: Jemi vendi më i varfër në Europë, qeveria darkon në restorantet më të shtrenjta të botës

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 21:03 | Politikë
Darka e Dubait, Çupi: Jemi vendi më i varfër në

Vetëm dy ditë më parë, nga Dubai, u panë pamje ku anëtarë të qeverisë, këshilltarë, por dhe biznesmenë të njohur të vendit tonë konsumonin një darkë, e cila është bërë objekt bisede dhe analizash, jo për faktin se po konsumohej një vakt në një restorant të shtrenjtë, por për qëllimin e kësaj vizite dhe pjesëmarrësve në këtë udhëtim.

Kjo vizitë, të paktën nga ana e opozitës, është para si e papërshtatshme. Për të folur për këtë ishte e ftuar në A2 Dhurata Çupi, ish-deputete e PD, e cila u shpreh se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, ndërsa qeveria darkon në restorantet më të shtrenjta të botës.

“Nga një qeveri e përgjegjshme, qytetarët kërkojnë t’u qëndrojë pranë në këto ditë të vështira. Kemi më shumë se një vit nga tërmeti, pandemia, qytetarët presin një qeveri që t’iu shërbejnë. Nga ana tjetër kemi varfëri dhe papërgjegjshmëri ekstremi. Kemi vendin më të varfër në Europë dhe një qeveri që darkon në restorantet më të shtrenjta në botë. Jemi vendi më i varfër, vendi në 7 vite pa rritje pagash dhe ndihmën ekonomike më të ulët.

Nga ana tjetër, kemi shfrenim të kësaj qeverie me luksin. Në raportin, nga organizata prestigjioze, theksohet se nga 27 ministra në 7 vite, 18 kanë probleme me deklarimin e pasurisë. Dy të tretave të kësaj qeverie u është trefishuar pasuria gjatë këtyre viteve. Kjo është panorama e një qeverie të papërgjegjshme që duhet të ikë një ditë e më parë”, u shpreh Çupi.

Ndërkohë, Çupi u shpreh se opozita ka qenë dhe është pranë qytetarëve. “Kryetari i opozitës ka qenë në mënyrë të vazhdueshme. Madje, gjatë pandemisë, është rast unikal në vendet europiane dhe rajonale, që kryetari i opozitës nuk ka bërë politik me pandeminë, por ka qenë shumë bashkëpunues dhe shumë konstruktiv me qytetarët”, tha Çupi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani