Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Është “babai” i vaksinës, por ende nuk e ka marrë për vete

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 22:58 | Bota
Është “babai” i vaksinës, por ende nuk e ka

Gjermano-turku Ugur Sahin, CEO i BioNTech, u bë i njohur në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, si personi që ndezi shpresën për vaksinimin nga pandemia e koronavirusit.

Vaksina e ideuar nga ai dhe bashkëshortja e tij, në bashkëpunim me gjigantin Pfizer, ishte e para e miratuar nga autoritet ndërkombëtare, dhe sërish e para që po fillon të shpërndahet masivisht, të paktën në Perëndim.

Por, si paradoks, tani që qindra mijëra persona janë të vaksinuar me dozën e parë dhe presin atë të dytën që e bën efektive mbrojtjen nga COVID-19, ai vetë nuk ka pasur mundësi të vaksinohet.

https://a2news.com/2021/01/11/time-per-vaksinat-me-teknologjine-arn-arme-per-te-luftuar-pandemine-sot-dhe-kancerin-ne-te-ardhmen/

Këtë e ka pohuar Sahin për mediat amerikane. “Nuk kemi mundur ende të marrim vaksinën tonë, por gjetëm mënyrën për ta bërë të disponueshme për personelin tonë në terren, që faktikisht e prodhon, ndërkohë që shpresoj se stafi, dhe ne vetë, mund të vaksinohemi në javët në vijim”.

https://a2news.com/2020/11/10/cifti-qe-do-te-shpetoje-boten-njihuni-me-personat-pas-vaksines-me-efikasitet-90/

A2 CNN Livestream

Dita jonë