Fshihet reklama kineze që shkaktoi reagim të gjerë dhe acaroi ndjekësit

1111 7 600x338

Një reklamë për pecetat e heqjes së make up-it është hequr nga interneti në Kinë, pasi shkaktoi reagim të gjerë në mediat sociale me pretendimet se fajëson viktimat e sulmeve seksuale.

Reklama, e prodhuar nga marka kineze e produkteve të pambukut Purcotton, tregon një grua që ecën natën në një rrugë të ndriçuar, e ndjekur nga një burrë i maskuar. Ndërsa burri fillon t’i afrohet, gruaja shfaqet duke fshirë make up-in e saj dhe më pas duke tmerruar me pamjen e saj, sulmuesin e mundshëm, i cili largohet i frikësuar.

Përdoruesit e mediave sociale në Kinë e kanë etiketuar mesazhin “të neveritshëm” dhe “të gabuar”, dhe madje kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve të kompanisë.

Purcotton, i cili është në pronësi të Winner Medical Group, ka më shumë se 240 dyqane në Kinë dhe rreth 20 milionë klientë.

Pas skandalit, fillimisht kompania mbrojti reklamën duke e cilësuar thjesht si një mënyrë krijuese për të paraqitur “funksionin e produktit”, por ndërsa thirrjet për bojkot u rritën, kompania hoqi videon nga çdo llogari në internet dhe kërkoi falje publike.