Inteligjenca amerikane pritet të ndajë gjithçka di për UFO-t

11111 2 600x338

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare amerikane dhe Sekretari i Mbrojtjes kanë më pak se gjashtë muaj kohë për të siguruar raportet e shërbimeve të fshehta në lidhje me “fenomenet ajrore të paidentifikuara”.

Ky raport duhet të përmbajë analiza të hollësishme të të dhënave për UFO-t të mbledhura nga Zyra e Inteligjencës Detare, Task Forca e Fenomeneve Ajrore të Identifikuara dhe FBI.

Po ashtu, raporti duhet të identifikojë çdo kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare të paraqitur nga UFO dhe të vlerësojë nëse ndonjë nga kundërshtarët e kombit mund të qëndrojë pas një veprimtarie të tillë.

Komiteti i Sigurisë thotë se raporti i paraqitur duhet të jetë i paklasifikuar, megjithëse mund të përmbajë të dhëna sekrete.

Në muajin prill të vitit që lamë pas, Pentagoni ka publikuar zyrtarisht 3 video të shkurtra, të cilat shfaqin “fenomene të paidentifikuara ajrore”.

Videot, një nga 2004 dhe dy të tjera nga 2015, tregojnë ato që duket se janë objekte të paidentifikuara fluturuese që lëvizin me shpejtësi, ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe. Dy nga videot përmbajnë anëtarë të shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet.

Mbetet ende e paqartë se cilat janë objektet dhe nuk ka konsensus për origjinën e tyre. Ndërkaq, në gusht, Pentagoni njoftoi se po formonte një Task Forcë për të hetuar.