Koronavirusi mbërrin në një ndër vendet e fundit të painfektuara

Untitled collage 2021 01 11T104533.022 1100x620

Pandemia e koronavirusit që prej muajsh është përhapur në të gjithë botën, tashmë ka mbërritur dhe në një ndër zonat më ekstreme të planetit, që virusi deri më dje e kishte “falur”.

Shtetet federale të Mikronezisë regjistruan një ditë më parë rastin e parë të një personi të infektuar me koronavirus.

Lajmi u dha në televizionin kombëtar nga presidenti David Panuelo, i cili pranoi se kjo gjë është “alarmante” dhe iu kërkoi qytetarëve të ruajnë qetësinë.

Personi i infektuar me Covid-19 është një marinar i anijes ushtarake ”Chief Mailo”, e cila ishte dërguar për t’u riparuar në Filipine. Ai së bashku me anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë izoluar në një lagunë brenda në anije, nën kontroll të rreptë.