LSI kallëzon në SPAK kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe disa deputetë

LSI kallëzon në SPAK kryeministrin Rama kryebashkiakun Veliaj dhe disa deputetë 1100x620

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, për përdorim të aseteve publike për qëllime fushate.

Kallëzimi është bërë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, prefektit të qarkut Tiranë, Toni Gogu, dhe deputetëve Bujar Çela, Xhemal Qefaliaj, Sadi Vorpsi. Në padi janë gjithashtu edhe Elton Arbana, kryebashkiak i Shijakut, Adrian Tufa, kryetar i njësisë administrative Farkë dhe Besnik Bali, kryetar i njësisë administrative Baldushk.

Ata akuzohen për shpërdorim detyra dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.