Madridi i pushtuar nga bora, futbollistët shkojnë në stërvitje me Fiat Panda 4×4

panda 600x338

Stuhia “Filomena” ka goditur Spanjën, me dëborë dhe ngrica, ku problemet më të mëdha janë shkaktuar në Madrid. Ky konsiderohet si dimri më i ftohte në 40 vitet e fundit, me temperaturat që kanë zbritur në -10 gradë celsius.

Moti i keq bëri që të anulohet edhe ndeshja e La Liga-s mes Atletico Madrid dhe Bilbaos. Por sërish lojtarët e skuadrës së Simeone-s janë duke vuajtur nga ngricat edhe për të shkuar në stërvitje. “Zgjidhja” ka ardhur nga lojtari Yannick Carrasco, i cili së bashku me Lemar, Hermoso dhe Vrsaljko kanë shkuar në stërvitje me një Fiat Panda 4×4 të vjetër, prodhim i vitit 1989.

Ndërkohë, videoja e kapur nga shoku i tyre i skuadrës, Llorente, është bërë menjëherë virale në internet.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 8 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 879 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 589 të shëruar në 24 orët e fundit