Mbretëria e Bashkuar, në pikën më vdekjeprurëse të pandemisë

Untitled collage 46 1100x620

Mbretëria e Bashkuar është në pikën më vdekjeprurëse të pandemisë së koronavirusit, me shifra më të larta viktimash sesa gjatë pikut të vitit të kaluar, tha të hënën, Shefi i Mjekësisë angleze, Chris Whitty.

“Duhet të jemi shumë të qartë se tani jemi në pikën më të keqe të kësaj epidemie për Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen do të kemi vaksinën, por numrat për momentin janë më të lartë se sa në kulmin e mëparshëm”, tha Whitty për BBC, duke shtuar se pret që javët e ardhshme të jenë më të rrezikshme.

Sipas ekspertit, aktualisht, ka mbi 30 000 njerëz në spital dhe ky numër është akoma në rritje.

“Tani, jemi në një situatë kur në Mbretërinë e Bashkuar në tërësi rreth 1 në 50 njerëz është i infektuar dhe në Londër është rreth 1 në 30, kështu që ekziston një shans shumë i madh që nëse takoni dikë, ata do të kenë Covid”.

Paralajmërimi i Whitty vjen ndërsa shtatë qendra vaksinimi masive janë hapur në Angli. Mbretëria e Bashkuar po synon të vaksinojë rreth 15 milionë persona deri në mes të shkurtit.

Në total, vendi ka regjistruar më shumë se 80 000 vdekje me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.