Nis procesi i vaksinimit, Rama: Nëse do të prisnim COVAX-in, do të ishim ende duke pritur

rama 2 1100x620

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, përpara nisjes së vaksinimit në vendin tonë, deklaroi se qeveria ka arritur të sigurojë nisjen e vaksinimit përpara afatit.

“Falë marrëdhënieve bilaterale që janë kyçe në këtë proces të çuditshëm, ku faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE-ja për t’u investuar në skemën e COVAX-it ka rezultuar që të jetë ende sot një drejtim i papërcaktuar në kohë.”

“Pra, pavarësisht investimit me COVAX-in, nëse do të qëndronim në pritje të tij, do të ishim ende duke pritur dhe nuk do e dinim sa do të zgjaste pritja. Prandaj u angazhuam me kanale të tjera dhe ia dolëm”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se, “në momentin që BE-ja ka vendosur që të mendojë vetëm për veten e vet, është lënë në dorë të vendeve anëtare që të ndërveprojnë me vendet joanëtare për vaksinën”.

“Ka raste kur një vend X është i gatshëm të japë një pjesë të dozave që ka në dispozicion, për shkak se nuk i përdor dot menjëherë. Për fat të mirë, çmimi i vaksinave Pfizer është fiks për të gjithë”, shpjegoi Rama.