Një tjetër mundës pritet të ekzekutohet në Iran

Mundesi iran 1100x620

Irani do të ekzekutojë një tjetër mundës, vetëm pak muaj pasi kampionit Navid Afkari u mor jeta për vrasjen e një roje, gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2018.

Mehdi Ali Hosseini, 29 vjeç, u arrestua në vitin 2015 dhe u akuzua për vrasje pas një zënke në grup. Ekzekutimi pritet të ndodhë tani afër pasi familja refuzoi ta falë sportistin pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, Hamid Sourian, mundësi fitues i medaljes së arit në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, ka bërë thirrje që të ndalet ekzekutimi. “Shpresoj që familja ta falë këtë të ri”, ka thënë Sourian.

I fort ishte edhe reagimi i Cameron Khansarinia, drejtor i Bashkimit Kombëtar për Demokraci në Iran. “Shumica e atletëve në botë janë të frikësuar se ngjarjet sportive mund të anulohen për shkak të pandemisë, ndërsa në Iran kanë frik mos ekzekutohen”, tha ai.