Një vit më parë u shënua viktima e parë në Wuhan nga Covid-19, sot llogariten rreth 2 mln viktima

kine virusi 1100x620

Një vit më parë Kina njoftoi vdekjen e parë nga Covid-19. Që nga ajo kohë, virusi ka vrarë 1 936 898 njerëz në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa të infektuarit mbi 90 milionë e 400 mijë.

Më 11 janar 2020, vdekja u njoftua në lidhje me rastet e pneumonisë virale të regjistruara në fillim të dhjetorit nga shpërthimi i identifikuar në Wuhan, Hubei.

Televizioni shtetëror CCTV pas rezultateve të analizave të shkencëtarëve kinezë, arriti në përfundimin se shkaku i pneumonisë virale i atribuohej paraprakisht një lloji të ri të koronavirusit nga e njëjta familje si Sars.

Aktualisht, në Kinë janë regjistruar 4792 viktima dhe 96 824 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins