Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Origjina e Covid-19, Kina autorizon ekipin e OBSH-së për të nisur hetimet

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 13:05 | Bota
Origjina e Covid-19, Kina autorizon ekipin e OBSH-së për të nisur

Pas shumë vonesave, Kina më në fund dha autorizimin. Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me ekspertë ndërkombëtarë, i ngarkuar me detyrën për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19, do të zbarkojë në Kinë brenda kësaj jave. Konfirmimi erdhi nga Ministria e Jashtme e Pekinit.

“Pas negociatave mes dy palëve, qeveria kineze pranoi që ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me ekspertë ndërkombëtarë do të arrijë në Kinë, më 14 janar për të bashkëbiseduar me shkencëtarët dhe ekspertët tanë mjekësor lidhur me bashkëpunimin shkencor për origjinën e koronavirusit të ri”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Mungesa e autorizimit nga Pekini bëri që të shtyhej mbërritja e ekipit me 10 anëtarë, teksa Kina e konsideroi këtë zhvillim një “keqkuptim”.

Detyra e tyre është të hetojnë rastet e para të infeksionit si dhe kundërpërgjigjen e autoriteteve. Komisioni i Shëndetësisë Kombëtare, që njoftoi datën e mbërritjes, nuk dha detaje për itenerarin e ekipit të ekspertëve të OBSH-së.

Kina është akuzuar për kundërpërgjigje të vonuar dhe për fshehje të këtij fakti, duke lejuar virusin të shpërndahej kudo që pas zbulimit të rasteve të para në qytetin e Wuhanit në fund të 2019-s.

Qeveria e Pekinit i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, madje pohon me forcë që origjina e Covid-19 të mos përcaktohet Kina. Sipas shumë studimeve shkencore, koronavirusi i ri besohet të ketë kaluar nga lakuriqët e natës te njeriu, përmes një kafshe tjetër të quajtur Pangoli, që ka shërbyer si transmetues.

A2 CNN Livestream

Dita jonë