Papa Françesku mbështet rolin e grave në shërbimet katolike

PAPA KRISHTLINDJET frame 1108 1100x620

Papa Françesku ka ndryshuar zyrtarisht ligjin në Kishën Katolike Romake, duke lejuar gratë të administrojnë bashkësinë dhe të shërbejnë në altar. Por, priftëria e shuguruar do të vazhdojë të jetë e rezervuar për burrat, theksoi ai në dekret.

Ky është një miratim zyrtar që njeh rolin e grave në disa shërbime katolike, veçanërisht në vendet perëndimore.

Papa tha se gratë po jepnin një “kontribut të çmuar” për kishën. Njoftimi pritet të detyrojë udhëheqësit konservatorë të kishës të pranojnë përfshirjen më të madhe të grave në liturgji.

Vitin e kaluar, pas një sinodi për të vendosur nëse do të lejonte gratë të bëhen dhjakë të afta për të kryesuar disa shërbime të kishës, Papa refuzoi të bënte ndryshimin, duke irrituar disa që kishin shpresuar reforma më thelbësore gjatë pontifikatës së tij.

Papa ndryshoi një klauzolë në ligjin e kishës nga “burrë laik” në “persona laikë”, duke specifikuar se ata mund të kryejnë shërbimet katolike.

Një lektor në Kishën Katolike mund të recitojë lutje dhe tekste të shenjta siç janë psalmet gjatë meshës dhe shërbesat e tjera, por leximet e ungjijve bëhen nga prifti ose dhjaku. Një akolit ndihmon priftin ose dhjakun në altar dhe mund të shpërndajë Eukaristinë, bukën simbolike dhe verën, gjatë meshës.