Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Patinazh duke thyer rregullat e koronavirusit, policia mbyll kanalin e ngrirë

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 13:27 | Lifestyle
Patinazh duke thyer rregullat e koronavirusit, policia mbyll kanalin e

Një kanal i ngrirë në qytetin gjerman të Mynihut u mbush me aq shumë njerëz që shkelnin rregullat e koronavirusit, saqë u desh që policia të ndërhynte dhe ta mbyllte për një afat të pacaktuar.

Schlosskanal, i njohur gjithashtu si kanali Nymphenburg, u mbush me njerëz që bënin patinazh, familje që luanin hokej, dhe të tjerë që ishin mbledhur aty nga dëshira për të kaluar disa orë ndryshe.

Policia fillimisht postoi në Twitter një paralajmërim ku thuhej se kanali ishte më i populluar se duhet.

“Distanca minimale nuk mund të mbahet më këtu. Ju lutemi mbani një maskë”, thuhej në njoftimin e policisë, para mbylljes së kanalit.

Kryeqyteti bavarez kishte 365 raste me koronavirus të dielën, duke e çuar totalin në 47 630. Mynihu ka regjistruar 658 vdekje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë