Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përmbytjet, Çako: Po e kontrollojmë totalisht situatën

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 09:22 | Aktualitet
Përmbytjet, Çako: Po e kontrollojmë totalisht situatën

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile, në një lidhje telefonike me “Ditari” në A2, u shpreh se autoritetet e kanë totalisht nën kontroll situatën e përmbytjeve.

“Vijojmë të ndjekim situatën në Qarkun e Shkodrës, ku situata është nën kontroll. Vijon i njëjti ritëm në nivelet e prezencës së ujërave në Obot, por prurjet janë të stabilizuara. Problematikat janë ndjekur nga njësitë operacionale të bashkive dhe po kontrollojmë totalisht situatën”, theksoi Çako.

“Në jug, jemi drejt normalizimit, pasi niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm”, shtoi Çako.

A2 CNN Livestream

Dita jonë