Përplasje mes bandave shqiptare në Athinë, të vrarë e të plagosur

Greqi 1 1100x620

Një shqiptar mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të hënë në periferi të Athinës, ndërsa 3 persona u plagosën, mes tyre një grua.

Mediat greke, në raportimet paraprake, bëjnë me dije se nga një makinë u lëshua një breshëri plumbash.

Ngjarja ndodhi në sheshin Agios Sostis, midis Nea Smyrni dhe Neos Kosmos. Fillimisht u raportua se babë e bir humbën jetën nga të shtënat me armë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale në spital, jeta e njërit prej tyre u shpëtua në momentin e fundit, ndonëse gjendja shëndetësore mbetet kritike.

Dyshimet e para të policisë greke flasin për një përplasje mes bandave të drogës, por gjithsesi kanë nisur hetimet për ngjarjen.