Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Po i vërsulej koshit, “Mbreti” James goditet me shuplakë në kokë

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 11:38 | Futboll
Po i vërsulej koshit, “Mbreti” James goditet me shuplakë

DeMarcus Cousins nuk po kalon një periudhë të mirë në NBA. 4 herë pjesëmarrësi në Ndeshjen e Yjeve (All Star Game) ka një mesatare prej 5,8 pikësh dhe 5,8 topash në tabelë me Houston Rockets, ndërkohë që vijon të jetë problematik në parket.

Të dielën, ndaj Los Angeles Lakers, Cousins u bë protagonist i një faulli flagrant ndaj “Mbretit” LeBron James, duke u përjashtuar nga arbitrat për herë të dytë në këtë sezon.

Në fillim të periodës së dytë, James po i vërsulej koshit, kur Cousins e goditi fort me shuplakë në kokë, duke e hedhur në tokë.

Edhe pse dukej qartë që goditja nuk ishte me qëllim, rregullorja e NBA nuk i fal ndërhyrje të tilla të gabuara.

https://www.youtube.com/watch?v=kdOg2wNlMag

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani