Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sherr Strakosha-Lazio, klubi do ta shesë prej merkatos së janarit

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 17:49 | Futboll
Sherr Strakosha-Lazio, klubi do ta shesë prej merkatos së janarit

Thomas Strakosha nuk është i dëmtuar. Ose të paktën problemet fizike nuk kanë qenë aq serioze sa klubi njoftonte zyrtarisht.

Sipas mediave italiane, fakti që portieri shqiptar nuk po aktivizohet lidhet me problemin e kontratës, e cila përfundon në vitin 2022. “Gardiani” ende nuk është bindur të rinovojë, ndërsa u largua nga stërvitja e fundit, sapo mësoi se nuk do të luante titullar në ndeshjen kundër Parmës.

Kjo bëri që klubi të vendoste masë administrative ndaj futbollistit kuqezi, ndërsa stafi teknik me në krye trajnerin Simeone Inzaghi nuk e përfshiu në skuadër për transfertën e fundjavës së kaluar. Orët në vijim pritet të sjellin zhvillime rreth së ardhmes së Strakoshës, i cili duket gjithmonë e më pranë largimit nga klubi i kryeqytetit italian.

Në situatën e krijuar dhe për faktin se rrezikon ta humbasë me parametër zeron në fund të sezonit, Lazio e ka përfshirë portierin në listën e lojtarëve që mund të shiten prej merkatos së janarit. Shpresa është që klubet e interesuara të jenë të gatshme të investojnë, për ta afruar 25-vjeçarin.

Situata e krijuar nuk është aspak komode, me gjithë ndërmjetësimin e drejtorit sportiv Igli Tare, që i kishte premtuar Thomasit se do të rifitonte shumë shpejt vendin e titullarit, që në javët e fundit ia ka rrëmbyer Reina.

Pista më e mundshme, që Lazio po studion për ta shitur Strakoshën është Premier League angleze. Pak kohë më parë, portieri shqiptar përfundojë në radarët e Tottenham, por gjithçka mbeti në kuadrin e spekulimeve. Ndoshta merkato e janarit krijon alternativa të reja për yllin kuqezi, për transferimin në ligën më të fortë në botë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli