Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Propozimi i pahijshëm”, arabët kërkojnë portin e Durrësit pa garë

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 20:19 | Ekonomi
“Propozimi i pahijshëm”, arabët kërkojnë portin

Projekti për të cilin interesohet qeveria shqiptare dhe kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, EMAAR, është ndërtimi i një marine dhe resorti turistik, që do të zëvendësojë portin e Durrësit, më të madhin në vendin tonë.

Teksa ligji shqiptar për koncesionet dhe PPP-të i lejon propozimet e pakërkuara për portet, marrëveshja mes palëve parashikon që ky projekt t’i jepet pa garë grupit arab. Qeveria tentoi të akordonte një projekt të tillë pa garë edhe për Aeroportin e Vlorës, me kosto ndjeshëm më të ulët, por Parlamenti Europian e dënoi diçka të tillë. Në fund, negociatat direkte për këtë aeroport dështuan pikërisht sepse, sipas qeverisë, pala turke kishte pretendime të pafavorshme për shtetin shqiptar.

Projekti që propozon EMAAR, kërkon Portin e Durrësit, ku do të ndërtojnë marinën, hotele, apartamente dhe qendra tregtare.

I gjithë projekti pritet të kapërcejë një kosto investimi prej 2 miliardë eurosh, vlerë që EMAAR do të synojë ta shumëfishojë përmes të ardhurave nga shfrytëzimi i këtyre shërbimeve.

Kështu, negociatat që po kryhen në Dubai me shpenzimet e vetë palës së interesuar, duke paguar faturat marramendëse të fluturimeve, akomodimit në hotele dhe drekave luksoze të zyrtarëve shqiptare, do të caktojnë afatin e koncesionit, cilat nga këto prona do t’i mbeten arabëve, si dhe përqindjet se si do të ndahen fitimet mes investitorit dhe popullit shqiptar. Praktikisht, darka si ajo e Nusretit do të vendosin fatin nëse do të fitohet apo do të përfitohet nga kjo marrëveshje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë