Rekordi i pabesueshëm, golashënuesi më i mirë në botë, Ronaldo arrin Josef Bican

RONALDON REKORDI BICAN frame 304 1100x620

Pele ndoshta nuk është dakord, por në ndeshjen kundër Sasuolos, Cristiano Ronaldo u kthye në golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit, sa i përket golave me klube dhe ekipin kombëtar, të cilat njihen në formë zyrtare.

Me 759 gola, portugezi arriti ish-futbollistin çek, Josef Bikan i cili ka mbajtur këtë rekord për dekada. Dallimi i vetëm është fakti që yllit të Juventusit i është dashur dyfishi i ndeshjeve të Bikan për të mbërritur në kuotën e jashtëzakonshme.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Statistikave të Futbollit, pas tyre renditen, Pele me 2 gola më pak, braziliani Romario, dhe fenomeni argjentinas, Leo Messi, që qëndron në kuotën e 718 golave