Sot, rikthehen shkollat, universitetet ende me mësim online

Mesimi ne shkolla gjate pandemise koronavirus ne europe bote covid19 1100x620

Sot, në bankat e shkollës, rikthehen nxënësit e sistemit parauniversitar. Ministrja Kushi duke i uruar suksese nxënësve, njoftoi se janë marrë të gjitha masat për respektimin e distancimit.

“Uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e masave”, ishte mesazhi i saj në rrjetet sociale.

Komiteti teknik i ekspertëve ndërkohë njoftoi javën që lamë pas se studentët do të vazhdojnë mësimin online edhe pse kjo është konsideruar jo efektive nga ana e tyre, sidomos studentet e lëndëve praktike