Takimi Turqi-Greqi, vendoset data dhe vendi

greqi turqi 1100x620

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do të flasë para deputetëve të vendit të tij në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe konfliktet e mundshme me fqinjët.

Në lidhje me deklaratën e ministrit turk Cavusoglu për uljen në tryezë me homologun e tij në Tiranë, zëdhënësi i ministrisë greke njoftoi se asnjë ftesë nuk ka ardhur por pas diskutimeve të fundit mbrëmjen e djeshme u ra dakord që takimi të mbahet me 25 janar në Stamboll.

Greqia ka qenë gjithnjë e hapur ndaj ftesave të tilla, që lidhen me interesin e përbashkët të të dyja vendeve, deklaroi zëdhënësi i ministrisë Aleksandros Papaioannou.