Thirrja e Papa Françeskut për politikën

papa 1100x620

Klasa politike ka të drejtën të ketë qëndrime të ndryshme dhe të bëjë politikën e caktuar, por në këto kohë të vështira duhet të gjithë të fokusohen te bashkimi dhe jo përçarja.

Ishte kjo fjala e rastit e Papa Françeskut, në lidhje me situatën globale në kohë pandemie.

“Në këto kohë, nuk na lind e drejta të largohemi prej bashkimit. Beteja politike është diçka fisnike, por nëse politikanët e vënë theksin më shumë tek interesat personale në vend të atyre të përbashkëta me siguri do i prishin gjërat”, u shpreh Ati i Shenjtë.

Sipas Papës, “konfliktet janë të nevojshme, por në këto momente duhen bërë pushime”.