Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

U kritikua për indiferencën ndaj sulmeve në Kongres, Melania Trump thyen heshtjen

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 14:54 | Bota
U kritikua për indiferencën ndaj sulmeve në Kongres, Melania

Zonja e parë amerikane, Melania Trump, ka thyer heshtjen për trazirat në Kapitol, në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, në të cilën dënon dhunën dhe kritikët e saj.

"Unë jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar", deklaroi mes të tjerash ajo.

Trump vazhdoi të godiste personat që e kritikuan për qëndrimin e saj indiferent, duke e konsideruar veten si një viktimë në mes të një sulmi të paparë ndaj demokracisë.

"Unë e shoh të turpshme që përreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara mashtruese ndaj meje, nga njerëz që kërkojnë të jenë të rëndësishëm dhe të kenë një agjendë. Kjo kohë ka të bëjë vetëm me shërimin e vendit tonë dhe qytetarët e saj. Nuk duhet të përdoret për përfitime personale", tha ajo.

Melania Trump u kritikua sepse gjatë sulmeve në Kongres, ishte duke mbikëqyrur një sesion fotografik në Shtëpinë e Bardhë me qilima dhe sende të tjera.

Ajo nuk ndërpreu aktivitetin e saj dhe nuk bëri asnjë deklaratë për qetësi ose për të ndaluar dhunën, siç kishte bërë disa herë muaj më parë gjatë protestave për vrasjen e George Floyd.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani