Xhaçka me ambasadoren Kim: Takim konstruktiv në funksion të thellimit të partneritetit

xhacka kim 1100x620

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar sot me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Në një postim në Tëitter ajo shprehet se ishte një takim konstruktiv në funksion të thellimit të partneritetit mes dy vendeve. Xhaçka thekson se ka marrë sigurinë nga ambasdorja për mbështetjen e vazhdueshme.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohesh me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Takim konstruktiv se si të thellojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA-në është themeli i politikës sonë të jashtme. Me kënaqësi mora sigurinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të zgjeruar”.

Nga ana e saj ambasadorja amerikane u shpreh se pret që të punojë ngushtë me ministren e jashtme për të forcuar bashkëpunimin diplomatik mes dy vendeve.

“Presim të punojmë ngushtë me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka për të forcuar bashkëpunimin diplomatik, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.  Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë miq të fortë, aleatë dhe partnerë”.