Zyrtare, “Sex and the City” do të rikthehet në ekran

1111 6 1100x620

Është zyrtare, “Sex and the City” do të rikthehet me një miniserial. Pas shumë vitesh aludime, Jessica Parker konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram.

Aktorja postoi një video nga Nju-Jorku, ku lexohej “And just like that”, titulli i ri i vazhdimit të serialit të famshëm, ndërsa në sfond dëgjohej zëri i Carrie Bradshaw.

“Nuk bëj gjë tjetër veçse mendoj…ku do të jenë ato tani?!”, shkruan Parker.

Deri tani është konfirmuar prezenca e tri aktoreve kryesore Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker, që interpretojnë Carrien, Mirandën dhe Charlotte.

E vetmja që mungon është Kim Cattrall, e njohur si Samanta, e cila edhe më herët ka deklaruar se nuk dëshiron të interpretojë të njëjtin rol përsëri. Kjo ka zhgënjyer fansat, të citët thonë se “Sex and the City” nuk ka kuptim pa të.

“And Just Like That” do të ketë 10 episode dhe do të lançohet në HBO Max, por ende nuk ka një datë konkrete për premierën.