
Autoritetet e Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftuan se 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Po ashtu, raportohet se nga 1751 testime, janë konfirmuar 279 raste të reja me koronavirus. Qyteti më i prekur vijon të mbetet Prishtina me 126 infeksione ditore.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në mbi 54 mijë. Prej tyre janë shënuar 1387 vdekje, mbi 47 mijë të shëruar, ndërsa afro 6 mijë infeksione mbeten active.